Si të pagëzohet «FYROM» pra Republika e Maqedonisë

Zvicra

Si të pagëzohet «FYROM» pra Republika e Maqedonisë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:49
Ilustrim

Bashkësia Shqiptare «Ilirida»në Zürich është duke e ndjekur situaten politike në Vendlindje me kujdes dhe shqetësim të veçantë.

Fushatat elektorale për kryetar komunash dhe këshilltar komunal ka kohë që ka mbaruar. Ata që fituan, i gëzohen fitores dhe po përpiqen të bëjnë një administrim komod me avazin e vjetër, pa e lodhur trurin aspak për sfidat e përditshme të atij populli të vuajtur e të mjerë.

Kur është nevoja për të marrë votën, Partitë Politike Shqiptare janë në gjendje të punojnë ditë e natë, sapo të mbarojnë me zgjedhjet, nuk duan të dinë se duhet të jenë në shërbim të atyre që i përfaqësojnë.

Ka kohë që në politiken kombëtare dhe ndërkombëtare po bëhet një zhurmë e madhe për të zgjidhur çështjen e emrit, si kusht për integrim në Bashkimin Europjan dhe anëtarësimin në NATO.

Ky interesim kaq i madh në media të shkruara dhe ato elektronike, nuk bënë aspak përshtypje për Partitë Politike Shqiptare ;pa përjashtim.

Duke u nisur nga komleksiteti dhe rëndësia e riemërimit të «FYROM-it» Republikës së Maqedonisë është pritur që subjektet Politike Shqiptare të jenë shumë më tepër prezent në këtë çështje e sidomos në propozimin e emrit i cili do të plotësonte interesat e shqiptarëve.

«Ka lindur një fëmijë dhe pritet që të bëhet pagëzimi i tij por, njëri prind (ai shqiptar) ndihet inferior dhe i pamundur që të këmbëngul në të drejten e tij legjitime»

Bashkësia Shqiptare «Ilirida» nga Zürich-u kërkon me ngulm që shqiptarët (institucionet) të angazhohen fuqishëm tani kur është koha për veprim, sepse kur “të thehetë qerrja, rrugë gjenden mjaftë”, f.u.p.

Veprimet e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni janë me efekt momental, euforik,me ndërprerje dhe asimptota.

Shumë shpejtë «harruan » angazhimet dhe zotimet për realizimin e Deklaratës së Platformes Politike Shqiptare, për pushtet dhe poste qeveritare si prioritete të pashpallura para interesit kombëtar.

Heqja dorë nga Platforma Shqiptare do të thotë anashkalim nga përgjegjësia dhe tradhëti ndaj popullit, ndërsa ky veprim i tyre në politikë kuptohet si oportunizëm i çastit për përfitime dhe leverdi të tyre.

Bashkësia Shqiptare « Ilirida » propozon emrin e ri të « FYROM »-it pra Republikës së Maqedonisë :

« REPUBLIKA E MAQEDONISË ILIRE »

« REPUBLIKA NA ILIRSKA MAKEDONIJA »

Emër i cili do të plotësonte kërkesat e dy entiteteve shtetformuese në shtetin e ri, që njëherë e përgjithmonë të hiqet dorë nga aspiratat hegjemoniste.

Bashkësia Shqiptare « Ilirida »Zürich

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat