Sa u dënua një diplomat katariot për një pjergull pa leje? 200 000 euro!

Zvicra

Sa u dënua një diplomat katariot për një pjergull pa leje? 200 000 euro!

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:59
Ilustrim

Një diplomat karriere nga Katari ka paguar një gjobë prej 200 000 eurosh për ndërtimin e një pjergulle pa leje, pranë pronës së tij, në kufi me bregun francez të liqenit Leman, bëri të ditur sot avokati i tij.

Jassim Nasser Al-Thani, anëtar i familjes princërore katariote, është diplomat në OKB, në Gjenevë.

Ai posedon një rezidencë të dytë në komunën franceze të Nernierit.

”Në maj 2016, ai kishte ndërtuar pa leje, për 10 000 euro, një pjergull, në një terren të klasifikuar si zonë bujqësore”, theksoi Me Jack Canard, këshilltari i tij.

Gjoba është më e ulët se ajo e vendosur nga prokurori, i cili kishte kërkuar fillimisht 300 000 euro./atsh/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat