Zviceranet preferojnë burrat e Italisë dhe Kosovës; zviceranët preferojnë vajzat e Gjermanisë, Kroacisë dhe Shqipërisë

Zvicra

Zviceranet preferojnë burrat e Italisë dhe Kosovës; zviceranët preferojnë vajzat e Gjermanisë, Kroacisë dhe Shqipërisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2017 Në ora: 11:37
Tabela

Martesat binacionale janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe shoqërore; ndihmuar edhe nga udhëtimet e shkurtra, përparimit digjital dhe lehtësimit të komunikimit, shkruan mediat zvicerane “Blick”.

Kështu ndodh që dy nga pesë zviceranë martohen me të huaj, pra 40 përqind e martesave të përgjithshme janë me kombësi të ndryshme. Vajzat zvicerane më së shumti preferojnë djemtë italianë dhe banorët e Kosovës; ndërsa djemtë zviceranë më shumë preferojnë vajzat nga Gjermania, Kroacia dhe Shqipëria; përcjell botasot.info.

Image
Grisons Sandro Cavegn me gruan e tij kroate Iva dhe bijat Amélie (2) dhe Ella në Rapperswil

Statistikat ndryshojnë mjaft mes banorëve ruralë dhe urban, ku te kjo e fundit shifrat e martesave binacionale janë më të mëdha.

Sa u takon shkurorëzimëve ata janë dyfishuar në Zvicër prej vitit 2000; ndërsa te martesat e të huajve kjo është më e vogël (45%) në krahasim me martesat mes dy zviceranëve (50% ose çdo e dyta përfundon me shkurorëzim).

Image
ave Dolle amerikan dhe gruaja e tij Romy nga Glarus me birin Ray në shtëpi në Zumikon në tryezë darke

Vlen për t’u theksuar: Gjatë intervalit 2012 deri 2016 shkurorëzimet mes djemve zviceranë dhe vajzave të huaja janë zvogëluar nga 3376 në 2958; ndërsa shkurorëzimet mes djemve të huaj dhe vajzave zvicerane është rritur nga 2676 në 3004./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat