Në një burg të Cyrihut imamët përkujdesen për të burgosurit muslimanë. Disa sosh kanë lidhje me selefistët, disa me qeverinë e Turqisë, shkruan “20min”.
Bashkësia e Organizatave Muslimane në Cyrih (Vioz) përkujdeset që të burgosurve muslimanë t’u jap dije shpirtërore islame duke u caktuar edhe imamë të ndryshëm. Por ekspertja muslimane Saida Keller-Messahli ngre alarmin, se disa prej atyre imamëve janëtë diskutueshëm. Mes tyre është imami nga Maqedonia, Nebi Rexhepi, i cili në kuadër të Unionit të Imamëve Shqiptarë ka mbajtur konferenca edhe me predikuesit selefistë nga Ballkani.
Dy nga imamët të cilët kanë ardhur në Zvicër prej tyre, Shefqet Krasniqi dhe Mazllam Mazllami, janë arrestuar nga autoritete e Kosovës për nxitje të urrejtjes fetare, shkruan media zvicerane “20min”.
Poashtu imam i diskutuar sipas Messahli është edhe imami turk Bilal Yildiz dhe kolegu i tij në xhaminë e Oerlikon, imami Engin Yilmaz të cilët janë të afërt me qeverinë turke. Ngjashëm vlen edhe për Fatih Dursun, i cili është lobist në organizatën pro-Erdogan: Unioni i Demokratëve të Turqve në Europë./Bota sot/