Zejnep në vend të Anës, këto janë emrat e preferuar të emigrantëve në Zvicër

Zvicra

Zejnep në vend të Anës, këto janë emrat e preferuar të emigrantëve në Zvicër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 korrik 2017 Në ora: 10:11
Prindërit e huaj u japin foshnjave emrat e tyre nga shtëpia. Getty Images

Javën e kaluar u krijua një debat i gjërë në Zvicër, për shkak se në Callcenter-in Swiss Life punëtorët përzgjidheshin në bazë të emrave. “Peter kishte më shumë gjasa punësimi sesa Afrimi,” shkruante “Bota sot”, duke u mbështetut te mediat zvicerane. Por cilët janë emrat më të shpeshtë të emigrantëve në Zvicër?

Zviceranët me origjinë turke nuk kanë dëshirë që fëmijët e tyre ti emërtojnë me emra zviceranë si Ruedi dhe Barbara, por Mehmet dhe Zejnep, shkruan «Schweiz am Wochenende». Më pas turqit preferojnë emra si Azra, Jagmur dhe për djemtë Ali dhe Mert. Ngjashëm vlen edhe me serbët të cilët preferojnë emrat Sara, Nina dhe Mia, ndërsa për djemtë Marko, Filip ose Lazar.

Gjithashtu edhe gjermanët duan emra që lidhen me kulturën e tyre si Emma, Charlotte dhe Clara për vajzat dhe Felix, Paul dhe Maximilian për djemtë. Sa u takon zviceranë, ata nuk preferojnë për foshnjat e tyre emrat e gjyshërve. Djemtë zviceranë sot emërtohen më shpesh me emra si Louis, Liam dhe Vincent; ndërsa vajzat Anna, Emma, Mia dhe Elin./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat