Gjykatat i japin të drejtë komunës zvicerane: Shqiptarja nuk meritonte natyralizim, ishte pak e integruar në shoqëri

Zvicra

Gjykatat i japin të drejtë komunës zvicerane: Shqiptarja nuk meritonte natyralizim, ishte pak e integruar në shoqëri

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 qershor 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Edhepse ajo kishte ardhur në Zvicër nga 1998, komuna Hochdorf e kantonit të Luzernit ia kishte refuzuar dorëzimin e pasaportës helvete. Ajo sot është 29 vjeçe, ndërsa aplikimin e parë për natyralizim e kishte bërë gjatë 2010, konform rregullave, shkruan luzernerzeitung.ch.

Intervista e parë nga autoritetet ishte bërë gjatë shkurtit 2013, për shkak të disa problemeve administrative të plotësimit të dokumentave shtesë. Gjatë stinës së verës të po atij viti erdhi problemi i parë pas shkëmbimit të informacioneve mes dy komunave zvicerane. Komuna Regensdorf e Kantonit të Cyrihut kishte njoftuar autoritetet e komunës Hochdorf se 29 vjeçarja jetonte me partnerin e saj në Regensdorf dhe jo aty ku kishte bërë aplikimin, përcjell botasot.info. Ankesa e saj e bërë në Gjykatën Administrative të Cyrihut u miratua me çrast ajo mund të vazhdonte të mbetej zyrtarisht banore e komunës Hochdorf.

Procesi për natyralizim filloi në qershor 2015 kur atëherë ajo u mor në pyetje nga komuna Hochdorf, e cila ia refuzoi kërkesën për natyralizim, që më pas vendimi negativ u mbështet edhe nga Gjykata e Lucernit dhe Gjykata Federale e Zvicrës, me seli në Lausane. Arsyeja e përgjigjes negative lidhej se 29 vjeçarja kishte pasur një banesë me qira një firmë private në Regensdorf.

Diçka tjetër që ndikoi në përgjigjen negative ndaj 29 vjeçares kishte qenë mos prania e saj e rregullt në Hochdorf, duke mos qenë pjesë aktive e jetës së fshatit përveç në fundjavë dhe si studente e drejtësisë nuk e kishte ditur se Kushtetuta është ligji bazë i shtetit. Përveç kësaj kishte pasur edhe tatime të papaguara kundrejt shtetit. Këto janë shenja se ajo ka qenë pak e integruar, andaj është e drejtë refuzimi i natyralizmit, kanë menduar Gjykatat zvicerane./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat