Policia e Gjenevës kërkon ndihmë për gjetjen e Melihate Kurti-Kelmendi e zhdukur sot

Zvicra

Policia e Gjenevës kërkon ndihmë për gjetjen e Melihate Kurti-Kelmendi e zhdukur sot

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:38
Melihate Kurti-Kemendi

Gjenevë, 23 mars- Policia e Gjenevës përmes një njoftimi dërguar agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” kërkon ndihme për gjetjen e një gruaje shqiptare Melihate Kurti-Kelmendi  e zhdukur që dhjetë orë pa shenj pa dokë.

Znj Melihate Kurti-Kemendi nga 23 mars 2017 në 9:45 është larguar nga materniteti i Gjenevës (HUG)  në Cluse-Roseraie. Ajo ishte 5 muaj shtatzënë. Që atëherë familja e saj ka humbur kontaktin me të. Ajo vuan nga depresioni i rëndë, ekziston një rrezik i madh që ajo të përfundojë ditët e saj.

Melihatja (07/10/1978) Gjatësia 160-165 cm, shtatzënë, flokët ngjyrë kafe të errët dhe të shkurtër, sy ngjyrë kafe të errëta. E veshur me  xhaketë pranverë kafe, xhinse, këpucë gri me shkëlqim. Kushdo që e shef këtë grua i kërkohet të kontaktoni policinë gjyqësore të Gjenevë në + 41 22 427 75 10 ose në stacionin më të afërt policor.

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat