Prokuroria zvicerane parandalon grabitjen e bankës, shqiptari pranon fajësinë

Zvicra

Prokuroria zvicerane parandalon grabitjen e bankës, shqiptari pranon fajësinë

Nga: Fitim Dika Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 20:19
ilustrim

Policia kantoniale e Thurgau në fund të dhjetorit ka arrestuar dy persona, të cilët në Thurgau TG kishin planifikuar një grabitje banke. Njëri nga dy personat, 27 vjeçari nga Kosova ka pranuar fajësinë se në maj 2016 kishte grabitur një bankë kantoniale në Erlen TG, shkruan polizeiticker.ch. Personi tjetër i arrestuar është 33 vjeçari zviceran, por me origjinë poashtu nga Kosova.

Prokuroria dhe Gjykata në Bischofszell kanë zbardhur tërësisht rastin, pas hetimeve intensive, por ata kanë arritur edhe ta parandalojnë një tjetër.

“Dy personat janë arrestuar pak përpara Krishtlindjeve dhe njëri prej tyre pranoi se kishte planifikuar grabitjen e bankës,” përcjell botasot.info.  “Në rastin e plaçkitjes në Erlen, nënpunësja e bankës ishte kërcënuar me një pistoletë ndërsa me rastin e arrestimeve te dy të arrestuarit janë sekuestruar mes tjerash edhe dy pistoleta.”

Prokurorët zviceranë shqyrtojnë rastin nëse dy shqiptarët kanë pasur bashkëpunëtorë tjerë ose kanë vepruar të vetëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat