Humbën paratë në kazino dhe kërcënuan duke lidhur gruan zvicerane në shtëpi, dënohen dy shqiptarët

Zvicra

Humbën paratë në kazino dhe kërcënuan duke lidhur gruan zvicerane në shtëpi, dënohen dy shqiptarët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 shkurt 2017 Në ora: 21:29
Ilustrim

Pas një vizite në Kazino, dy burra bastisën një shtëpi, në të cilën brenda flente një grua. Ata e lidhën atë mbi krevat, ia mbyllën gojën dhe i kërkuan 85.000 franga. Gjykata i dënoi dy burrat me burg, shkruan landbote.ch.

Njëri theksonte se kishte nevojë për 20.000 franga që sapo i kishte humbur në kazino, ndërsa tjetri kishte qëndruar si turist në Cyrih dhe 'papritur' kishte hyrë në shtëpinë private. Mëngjesin e së mërkurës, dy burrat nga Shqipëria u prezantuan në mënyra të ndryshme përpara gjykatës zvicerane.

Çfarë ndodhi realisht?

Natën e 16 marsit 2016 dyshja shqiptare udhëtoi nga Gjermania në Zvicër. Pasi vizituan një kazino ata kishin harxhuar shumë të mëdha duke qëndruar deri në ora 7.00 të mëngjesit. Më pas ishin larguar duke u futur në një shtëpi që besuan se nuk banonte askush. Por në shtëpi kishte një grua, të cilën e lidhën me litar në shtrat dhe ia mbyllën gojën. Dyshja e kërcënoi se nëse nuk do bashkëpunonte do i bënte keq asaj dhe djalit të saj, përcjell botasot.info.

Gjatë arratisjes u kapën

Njëri prej tyre e kontrollonte gruan e lidhur, tjetri bastiste shtëpinë duke gjetur 6000 franga dhe orë të shtrenjtë dhe stoli ari. Të gjitha sëbashku kapnin vlerën e 85.000 frangave, ndërsa ora shënonte 7.40. Ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Singen, ku policia i ndaloi dhe i arrestoi.

Përmes ADN u zbulua se ata kishin grabitur edhe dyherë tjera: në Killwangen të Aargau dhe në Limmat të Kantonit Zürich. Ata nuk ishin dënuar pasi qëndronin ilegalisht duke u dëbuar në Itali.

“Unë nuk jam marrë kurrë me grabitje dhe nuk e di si ndodhi gjithë ky tmerr. Shpesh viktima më kujtonte nënën time,” tha njëri nga të dënuarit, përkundër që Gjykatësi ia ktheu se “ai duhet ta dinte se çfarë ndjenje ka përjetuar gruaja e lidhur në shtëpinë e saj.”

Njëri nga grabitësit u dënua me 28 muaj burg, prej të cilëve dhjetë muaj me patjetër. Personi i dytë me dy vjet heqje lirie. Krahas dënimit me burg ata janë dënuar me gjoba dhe ndalim hyrje në Zvicër.

Deri tani dy të dënuarit kishin qëndruar 336 ditë në paraburgim./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat