Media zvicerane: Shqiptarët dikur azilantë dhe shfrytëzues të ndihmave sociale, sot sportistë dhe punëtorë

Zvicra

Media zvicerane: Shqiptarët dikur azilantë dhe shfrytëzues të ndihmave sociale, sot sportistë dhe punëtorë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 shkurt 2017 Në ora: 15:19
Xherdan Shaqiri

175 000 persona me origjinë nga Kosova jetojnë në Zvicër. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e dy shteteve dhe imazhi i tyre ka ndryshuar ndjeshëm, shkruan Angelika Hardegger për prestigjiozen zvicerane NZZ.

Kur presidenti Hashim Thaçi shpalli pavarësinë e Kosovës në 17 shkurt 2008 rreth orës 15.30 në Prishtinë, rrugët e Zvicrës gumëzhinin nga festa e shqiptarëve. Disa mijëra shqiptarë u mblodhën me flamujtë e Kosovës dhe Shqipërisë, duke bllokuar edhe qarkullimin rrugor. Një festë e ngjashme u regjistrua edhe në qytetet tjera zvicerane. Dhjetë ditë më vonë Zvicra njohu pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu edhe sot rreth 175.000 persona me origjinë nga Kosova që jetojnë në Zvicër, luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve. Kjo është exzellent falë diasporës, thotë Nazane Breca, ambasadorja e Kosovës në Bernë. Prej kur ka marrë detyrën shtatorin e kaluar ajo është takuar me shkrimtarë, sportistë dhe përfaqësues të diasporës.

Remitencat dërgohen në Kosovë

Kur bëhet fjalë për remitencat shqiptarët e Zvicrës i dërgojnë në atdheun e tyre, në Kosovë vazhdojnë edhe sot të kenë një rëndësi ekonomike, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, Stefan von Below. Ndërsa ambasadorja sheh në të ardhmen edhe më shumë potencial ekonomik nga diaspora. “Me ekspertizën e tyre, diaspora e Kosovës në Zvicër mund të ndihmojnë që prodhimet tona t`i bëjnë më konkurruese”, përcjell botasot.info.

Në vitin 2014 Zvicra ka qenë investitori i tretë më i madh në Kosovë. Por megjithatë vëllimi i qarkullimit tregtar mbetet ende modest. DEZA dhe SECO i kanë ndarë për tre vitet në vijim 85 milionë franga për bashkëpunimin zhvillimor me Kosovën.

Ndryshimi i imazhit falë yjeve

Gjithashtu edhe Ushtria e Zvicrës vazhdon të jetë e pranishme në Kosovë, që nga viti 1999, përmes Swisscoy-t. Ndërsa sipas një përgjegjëseje të qendrës profesionale Sëissint, janë gjithnjë më të shumtë në numër ushtarët me prejardhje kosovare të cilët shërbejnë në Kosovë me uniformën zvicerane. Në nëntor prezenca e tyre u zgjat deri në 2020.

Ky shembull tregon, sa përparime ka korrur integrimi i shqiptarëve të Kosovës- që tani kanë arritur në brezin e tretë. Kjo ka ndryshuar edhe imazhin e tyre - pasqyrën se ata ishin “azilantë” dhe “shfrytëzues të ndihmave sociale”, tani është zëvendësuar me persona të “integruar, punëtorë, bashkëqytetarë,” thotë Hamit Zeqiri, presidenti i Konferencës së qendrave profesionale të Zvicrës për Integrim.

Yjet shqiptaro-zvicerane si  Xherdan Shaqiri janë më meritorët në ndryshimin e këtij imazhi, vijon më tej  Zeqiri, i cili sot feston nëntëvjetorin e pavarësisë. Në një moment ai merr guximin dhe e përmbyll: “Por ka akoma shumë punë për të bërë në Kosovë”./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat