Futbollist dhe falsifikues i leje qëndrimeve zvicerane për punëtorët nga Kosova, ja kush janë gjashtë të arrestuarit

Zvicra

Futbollist dhe falsifikues i leje qëndrimeve zvicerane për punëtorët nga Kosova, ja kush janë gjashtë të arrestuarit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 shkurt 2017 Në ora: 15:16
Patriot A

BELLINZONA - C. S. (28) qëndron në paraburgim. Nënpunësi i Tessinit është akuzuar për shpërdorim detyre dhe pranim të rryshfetit.

C. S. (28) ishte i mirë për pasime, pasi aktivizohet në ligën e dytë të futbollit zviceran, por gjithashtu i shkon për dore edhe dhënia e vizave në pasaportat e huaja. Italo-zvicerani punon në Zyrën e Emigracionit në Bellinzona (Kantoni italishtfolës Tessin). Së fundi 28 vjeçari dhe dashamirësi i futbollit qëndron në paraburgim për shkak të falsifikimeve dhe pranimit të ryshfetit, pasi ka ndihmuar biznesmenin e ndërtimit Patriot A. (25) nga Kosova për të marrë Vizën B (leje qëndrimin).

Arrestohen gjashtë persona

Patriot A. duhet të ketë dhënë 1000 franga për një punëtor që të fitojë lejeqendrimin përmes C. S.. Ky i fundit kishte fituar për secilin punëtor provizion, andaj tash të dy dënohen jo vetëm për falsifikim dhe ryshfet, por edhe për trafikim të qenieve njerëzore. Në paraburgim ndodhet edhe vëllai i Patriotit, 27 vjeçar dhe një turk, 27 vjeç si dhe dy punëtorë tjerë të zyrës së emigracionit në Tessin (28 dhe 23 vjeç). Në shtëpinë e 23 vjeçarit policia sekuestroi dokumenta false dhe vulat.

Patrioti kishte themeluar në 2014 një firmë ndërtimi me emrin Aliu Big Team në Zvicër. Autoritete e drejtësisë në Kosovë e kanë dënuar me gjashtë muaj arrest shtëpiak, ndërsa C.S. përveç që është suspenduar nga puna e administratës, nuk mund të luajë as futboll dhe është dërguar në paraburgim për tetë javë. Çfarë autogoli./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat