Shqiptari korrupton dy zyrtarët zviceranë, arrestohen të tre

Zvicra

Shqiptari korrupton dy zyrtarët zviceranë, arrestohen të tre

Nga: Fitim Dika Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:04
ilustrim

Një shqiptar ka përfituar lejen e qëndrimit në Zvicër (Viza B) kundrejt korrupcionit, shkruan media zvicerane luzernerzeitung.ch

Dy nënpunës të Zyrës së Emigracionit në Zvicër janë kapur nga policia e Tessinit për dyshime të forta se kanë ofruar Vizën B për një qytetar të Kosovës, 25 vjeç, kundrejt shumave të parave. 25 vjeçari duhet tu ketë ofruar dy zyrtarëve deri në disa mijëra franga. Ai është arrestuar në Kosovë dhe dy zyrtarët në Tessin. Përndryshe ofruesi dispononte një firmë ndërtimi në rajonin Bellizona.

Shefi për Siguri në Kantonin e Tessinos, Normann Gobi (partia populiste Lega) ka dënuar rastin duke shprehur shqetësim për keqpërdorimin e besimit të punonjësve të Zyrës për Migracion, përcjell botasot.info. Dy zviceranët dyshohen se edhe personave tjerë ju kanë ofruar Viza B kundrejt parave, andaj policia e kantonit italishtfolës në Tessin ka ngritur hetime të gjëra për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat