Grabitën dy banka, shqiptarët dalin përpara gjykatës zvicerane: Nuk jemi bandë, vepruam vetëm

Zvicra

Grabitën dy banka, shqiptarët dalin përpara gjykatës zvicerane: Nuk jemi bandë, vepruam vetëm

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 shkurt 2017 Në ora: 12:34
Ilustrim

Dyherë gjashtë agresorë ishin futur për grabitje në bankat e Breitenbach dhe Rothrist. Ata kishin thyer dyer dhe tresorë dhe kishin grabitur sasi të konsiderueshme të parave: mbi 100.000 franga.

Vjedhja

Vjedhja e parë kishte ndodhur në maj 2015 në Kantonin Solothurn, konrektisht në filialën e bankës Basellandschaftlichen - Breitenbach. Aty dyshohen për vjedhjen e 65.000 frangave. Pas dy ditë ata grabisin një filialë tjetër banke në Rothrist duke marrë me vete plot 40.000 franga. Dëmet e shkaktuara llogariten deri në 100.000 franga, shkruan media zvicerane “SRF”.

Por pas grabitjes së fundit në Rothrist gjashtë të akuzuarit morrën veturën dhe u nisën drejt Olten me veturë, por nga pas ndjekeshin prej policisë. Pesë nga gjashtë personat u kapën po atë natë, ndërsa personi i gjashtë u arrestua disa kohë më vonë në Tiranë.

Agresorët

Gjashtë personat vijnë nga ish Jugosllavia, dy prej tyre banonin në kantonin Solothurn, tjerët kishin ardhur për të grabitur në Zvicër. Të gjashtë personat kanë refuzuar të quhen si bandë ose grup i kriminalizuar, duke dashur të gjykohen secili për vete.

Vendimi

Procesi shqyrtohet nga Dorneck-Thierstein, që për shkak të shumë akuzave dhe kundër akuzave, vendimi përfundimtar do merret të hënën e ardhshme./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat