Shoferi shqiptar ngacmoi seksualisht studenten e dehur zvicerane: "Ajo luan rolin e viktimës"

Zvicra

Shoferi shqiptar ngacmoi seksualisht studenten e dehur zvicerane: "Ajo luan rolin e viktimës"

Nga: Fitim Dika Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:17
ilustrim

Një studente kishte paditur një taksist për shkak se e kishte prekur atë ndër pantollonat e saj të shkurtra. Interesante se ngjarja kishte ndodhur tre ditë pasi taksisti të dënohej nga gjykata.

Ndodhi në orët e para të mëngjesit 31 gusht 2015:  Një studente sot 27 vjeçare, thirri një taksi në një restorant të Cyrihut, njëherësh aty ku punonte dhe kishte festuar deri në orët e para të mëngjesit. Siç shkruan NZZ, ajo ishte ulur në ulësen e përparme të veturës, rreth orës 6.00 - mjaft e alkoolizuar dhe e pirë.

E përgjumur siç ishte, kishte kërkuar që sa më shpejt të shkojë në shtëpi. Në ulësen pranë shoferit (39), atë e kishte zënë gjumë, kur papritmas ndjen dorën e taksistit që prekte trupin e saj - e veshur me pantollona të shkurtra. Në ato momente ai heq dorën dhe i kërkon falje klientes, duke i premtuar që do e dërgonte gratis deri në shtëpi, përcjell botasot.info. E gjithë kjo, nëse ajo nuk lajmëronte policinë.

Por kaq e thjeshtë nuk ishte: studentja kishte filluar të bërtiste dhe sulmuar taksistin, ku ky i fundit kishte ndaluar dhe e kishte nxjerrë jashtë.

Shumë e dehur për një aktpadi

Pak më vonë ata takohen në polici, por policia ia refuzon aktpadinë studentes për shkak se ishte nën efektin e alkoolit. Ajo do shkonte vetëm disa muaj më vonë në polici, për ta paditur agresorin. “Desha të fokusohem te puna,” tha ajo gjatë seancës së martë.

“Nga agresore në viktimë”

Taksisti me origjinë nga Kosova, pretendon të kundërtën. 27 vjeçarja, e para e kishte prekur atë, bile tre herë i kishte thënë ti largonte këmbët, që i kishte vendosur pranë timonit të veturës.  Pasi ajo s’kishte marrë vesht me fjalë, ai tentoi me dorë t’ia largojë këmbët. Këtu kishte filluar të jetë mjaft agresive dhe filloi ta sulmojë.

“Ajo e theu edhe dritën e taksit dhe lajmërova shefin. Shkuam sëbashku me shefin në polici. Aspak nuk e kam prekur me epsh në këmbë dhe as nuk i premtova vozitje gratis,” tha shqiptari, përcjell botasot.info.

Megjithatë: në pjesët e brendshme të pantollonave të shkurtra janë gjetur gjurmët e ADN-së së tij. Babai i dy fëmijëve dhe i martuar nuk di të sqarojë nga ka ardhur kjo, duke e quajtur si një kurth të mundshëm. Kjo ka bindur gjykatën për ta dënuar shqiptarin me dhjetë muaj heqje lirie dhe gjobë dëmshpërblimi prej 3000 frangave.

Ishte i njëjti gjyqtar që tre ditë më parë ia kishte tërhequr vërejtjen për marrjen e tij me drogë.  Ekziston një mundësi që ai të mbajë vetëm gjysmën e dënimit, që më pas të punojë për të mbajtur familjen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat