Zvicër: Vitin e ardhshëm mund të riatdhesohen 866 shqiptarë me vizë F

Zvicra

Zvicër: Vitin e ardhshëm mund të riatdhesohen 866 shqiptarë me vizë F

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në Zvicër ka paralajmëruar se do rishikojë të drejtën e qëndrimit të përkohshëm të gjithë personave nga ish Jugosllavia ose të atyre që kanë leje të qëndrimit (F). Kjo pasi situata në ish vendet e Jugosllavisë nuk është më e tensionuar dhe me çrast nuk rrezikohet jeta e tyre nëse riatdhesohen.

Lajmi është konfirmuar nga përgjigja e SEM për deputeten zvicerane, Barbara Steinemann (SVP).

“Për më shumë se 3000 persona nga shtetet e Ballkanit, e drejta e qëndrimit në Zvicër është vënë në pikëpyetje. Vitin e ardhshëm SEM do të shqyrtojë nëse personat nga ish Jugosllavia me leje qëndrimi të përkohshme (F) mund të vazhdojnë të qëndrojnë në Zvicër,” është përgjigjja e dhënë nga Qeveria Federale pyetjes së bërë në parlament nga deputetja e SVP-së, Steinemann.

Në rrezik 866 banorë nga Kosova

Në Zvicër u zgjatet e drejta e azilit atyre personave ku në vendlindje akoma sundon dhuna, lufta ose ndonjë pamundësi për mjekim. Momentalisht, nëse ky ligj respektohet duhet të dëbohen 36.000 persona, pasi në vendet nga ku ata vijnë vlejnë si  «safe countries». Ndërsa 3000 personat që do shqyrtohen vitin e ardhshëm dhe sipas gjithë mundësive mund të dëbohen, janë nga vendet ish Jugosllave: prej të cilave shumica nga Serbia (1450) dhe Kosova (866). Më pas vijnë Bosnja (509), Kroacia 13 Kroaten dhe bile edhe Bulgaria.

“Në këto vende ka siguri e paqe. Unë shpresoj që këta persona të dëbohen vitin e ardhshëm,” thotë deputetja e partisë populiste SVP.

SEM shqyrton për çdo vit statusin e 1000 deri 1500 personave me leje të përkohshme F. Por vetëm në raste tepër të rralla ua heq këtë status. Për krahasim në 2015 ishin  21 raste të tilla, ndërsa gjatë këtij viti vetëm 14./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat