Deputetja zvicerane: Ja pse shqiptarët e Kosovës ndjehen mjaft mirë në Zvicër

Zvicra

Deputetja zvicerane: Ja pse shqiptarët e Kosovës ndjehen mjaft mirë në Zvicër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 nëntor 2016 Në ora: 14:22
Priska Seiler Graf

Zvicra vendosi që trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it të reduktohen nga 235 në 165 deri në vitin 2020, megjithatë partia e krahut të djathtë SVP, ka kërkuar tërheqjen sa më të shpejtë të tyre me pretekstin se “policia e Kosovës është profesionale dhe se situata është e qetë,” shkruan botasot.info.

Për të kuptuar se çfarë pune bëjnë ushtarët zviceranë (Swisscoy) në Kosovë, atje më 9 nëntor ka flutuar deputetja zvicerane Priska Seiler Graf. “Vetëm 17 vjetë më parë atje mbizotëronte një luftë e përgjakshme,” kujton media zvicerane zuonline.ch. Andaj është e kuptueshme që parlamenti zviceran zgjati praninë e trupave edhe për tre vitet e ardhshme.

Deputetja fillimisht ka parë trupat ndërkombëtarë afër Prishtinës, që theksoi se ushtarët zviceranë duhet të qëndrojnë gjashtë muaj larg familjeve të tyre. “Por dhimbja për vendin nuk ndjehej te ushtaret dhe ushtarët e rinj, që njiheshin me një aventurë dhe botë të re.”

Veriu i ndarë

Graf më pas ka udhëtuar drejt qytetit të ndarë, Mitrovicë. “Qyteti vijon të jetë i ndarë. Në njërën anë të lumit jetojnë serbët, në anën tjetër shqiptarët e Kosovës. Tensionet dhe përleshjet janë evidente edhe sot e kësaj dite.”

Detyra e Swisscoy qëndron në Mitrovicë për të biseduar me popullin dhe të ndjejnë pulsin e tyre. Konfliktet duhet të lokalizohen shpejt dhe të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Deputetja bisedon edhe me një prift të kishës Pneus, që dikur i ishte djegur kisha, ku ishin dëmtuar gjitha ikonat dhe afresket.

Jugu paqësor

Gjithshka ndryshe është me jugun e vendin. Aty vendoset Prizreni ku xhamitë dhe kishat qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, kafenetë janë të stërmbushura, ndërsa krahas shqipes dhe serbishtes rrugët janë të shkruara edhe në turqisht, përcjell botasot.info. Fryma në jug të vendit është shumë paqësore.

“Zvicra si shtet neutral është shumë i pranuar nga banorët e Kosovës. Nuk duhet të tërheqim trupat përpara kohe, por ata duhet të ndihmojnë edhe më tej në mbrojtjen e stabilitetit të Kosovës,” mendon më tej deputetja Graf, që kishte vizituar për herë të parë Kosovën.

“Kosova ka një bukuri natyrore të ngjashme si me atë të Zvicrës. Mbase kjo është arsyeja se pse shqiptarët tek ne ndjehen mjaft mirë,”  thotë ajo pak me humor. Dhe në fund asaj i bën përshtypje diçka, përkundër krizës ekonomike. “Çdo dhjetë metra ka një autolarje. Kjo duhet të ketë plot kuptim për vendin.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat