Mediat zvicerane të mahnitura nga pjesëmarrëset në "Miss shqiptarja në botë"

Zvicra

Mediat zvicerane të mahnitura nga pjesëmarrëset në "Miss shqiptarja në botë"

Nga: Fitim Dika Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:13
Foto te vajzave shqiptare ne Zivcer

Në klubin Rinora 4 në Rümlang ZH, sot mbahet evenimenti i përzgjedhjes së vajzës më të bukur në trevat shqiptare. Aty marrin pjesë shqiptare nga e gjithë bota, shkruan në median zvicerane 20min.ch, në artikullin me titull “Bukuroshja shqiptare do përzgjidhet në Zvicër.”

Arsyeja se pse «Miss Shqiptarja në botë» determinohet në Zvicër është se këtu ka shumë shqiptarë, thotë pronari i klubit Shaban Konxheli, përcjell botasot.info.  Në eveniment do marrin pjesë edhe këngëtarët e njohur shqiptarë Capital T, Lyrical Son dhe MC Kresha.

Evenimenti do mbahet në tre raunde, ku në fund do zgjidhet fituesja nga 23 bukuroshet shqiptare.

Videoja e 23 bukurosheve shqiptare është publikuar edhe nga media tjetër e njohur zvicerane Blick am Abend, ku tregohet sesi ata ecin nëpër qytete të ndryshme zvicerane dhe njohen me kulturën e re.


Në garë në momentin e fundit janë përjashtuar dy bukuroshe nga Kosova, që nuk arritën të marrin vizë./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat