Falë ndihmës së dy personave të tretë, arrestohet grabitësi shqiptar

Zvicra

Falë ndihmës së dy personave të tretë, arrestohet grabitësi shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 tetor 2016 Në ora: 11:47
Ilustrim

Falë ndihmës së dy personave të tretë policia e kantonit Aargauer ka arrestuar të premten mbrëma në Telliquartier një grabitës 25 vjeçar shqiptar, shkruan bluewin.ch.

Personi i parë që ndihmoi në arrestimin e shqiptarin ishte fqinja e tij, e cila vërente se gjatë natës ai dilte për të grabitur, përcjell botasot.info. Menjëherë pas alarmimit të policisë nga ajo, ai gjendet në rrethinat e Telliquartier. Por arrestimi i tij u bë i mundshëm përsëri nga alarmimi i një personi tjetër, që pas grabitjes, 25 vjeçarin e kishte parë të fshehet në një lëndinë.

I arrestuari nuk kishte vendqëndrim në Zvicër dhe akuzohet për vjedhjen e stolive dhe parave kesh./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat