Arrestohen dhjetë gra shqiptare e serbe që punonin në lokalin zviceran

Zvicra

Arrestohen dhjetë gra shqiptare e serbe që punonin në lokalin zviceran

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 tetor 2016 Në ora: 21:40

Vijojnë kontrollet e autoriteteve zvicerane nëpër lokale, për të konfirmuar nëse punëtorët janë me lejepune ose jo. Gjatë kontrollit të fundit në lagjen Toss (Winterthur) janë kapur dhjetë punëtore femra pa leje pune duke u arrestuar sëbashku me dy punëdhënësit, shkruan toponline.ch. Të gjitha janë serbe e shqiptare, përcjell botasot.info.

Femrat kanë punuar si kamariere. Punëdhënisit janë një zviceran (51) dhe një bullgare (43), të cilët duhet të përgjigjen përpara Prokurorisë së Winterthurit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat