Dy shqiptarët akuzohen për rreth 50 grabitje në Aargau dhe Solothurn

Zvicra

Dy shqiptarët akuzohen për rreth 50 grabitje në Aargau dhe Solothurn

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:24
Ilustrim

Dy shqiptarët që u kapën nga policia e Aargau në korrik 2016, dyshohen për 47 grabitje në kantonet Aargau dhe Solothurn. Derisa hetimet vijojnë, dy të dyshuarit janë akoma në paraburgim, shkruan bluewin.ch.

26 dhe 27 vjeçari konkretisht u kapën në mëngjesin e 26 korrikut në Suhr AG, ndërsa vetëm të martën Prokuroria e Aargau ka bërë me dije se dyshes shqiptare u faturohen një sërë vjedhjesh. 23 grabitje kanë qenë në vendbanime private, prej të cilave 13 në vendbanimet e komunave Dulliken, Niedergösgen, Schönenwerd dhe Gretzenbach.

Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit për tre muaj./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat