Minihistoritë e emigrantëve në Zvicër: Nuk është e lehtë të largohesh nga vendlindja, krenar me prindërit tanë

Zvicra

Minihistoritë e emigrantëve në Zvicër: Nuk është e lehtë të largohesh nga vendlindja, krenar me prindërit tanë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 tetor 2016 Në ora: 11:24
Emigrantët

Prindërit e tyre erdhën për shkak të urisë, luftës, papunësisë ose dashurisë në Zvicër, shkruan media e njohur zvicerane 20min.ch. Fëmijët e tyre janë krenarë për ta dhe tregojnë historitë e tyre. Disa prej tyre kanë vijuar të jetojnë të varfër për disa kohë edhë në Zvicër, për t’ua realizuar ëndërrat fëmijët. Bëhet fjalë për emigrantë nga Spanja, Serbia, Bosnja, Vietnami,  Anglia, Italia, Kosova.

Lejla, 24, shkruan - Baba im im erdhi nga Kosova në Zvicër për të studjuar dhe ëndrra e tij ishte të jetë gazetar. Ai erdhi në moshën 17 vjeçare. Unë i jam atij falenderues për guximin, kurajën dhe zemrën e madhe.”

Besiana, 28, thotë - Babai im na transferoi nga Kosova në Zvicër në 1993, ndërsa pas tre muajsh vdiq nga një aksident. Nëna papritur mbeti e vejë, me dy fëmijë dhe nuk dinte asnjë fjalë gjermanisht. Por ajo nuk u dorëzua. U regjistrua në një kurs gjermanishte, e mësoi gjuhën dhe na dhuroi një rini plot të lumtur.”

Nuk është e lehtë të largohesh nga vendlindja dhe nëse ju jeni krenar me prindërit tuaj dhe jetoni në Zvicër, shkruani hashtagun #ProudChildOfAnImmigrant. Historitë e familjeve tjera mund ti shikoni në video./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat