Rritje e lindjeve edhe në Zvicër, kryesojnë nënat shqiptare ngjashëm si në Gjermani

Zvicra

Rritje e lindjeve edhe në Zvicër, kryesojnë nënat shqiptare ngjashëm si në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 tetor 2016 Në ora: 16:11
Ilustrim

Lindjet e foshnjave po shënojnë rritje në disa vende të Bashkimit Evropian, duke e quajtur mediat e këtij vendi si “renesansë”. Pasi Gjermania shënoi rritjen më të madhe të lindjeve për grua pas 33 vitesh, një gjë të ngjashme e regjistron edhe Zvicra. Dhe në të dyja shtetet gjermanishtfolëse, nënave shqiptare u dedikohet një pjesë e rëndësishme e kësaj arritje domethënëse për ekonominë vendase. Në Gjermani nënat shqiptare shënuan rritje të lindjeve të fëmijëve për 258 përqind, ndërsa nënat shqiptare nga Kosova kanë mesataren më të lartë të lindjeve në Zvicër: 2.7, shkruan Blick.

“Gjithsej në Zvicër gjatë 2005 u lindën 86'559 foshnja, që është një rekord mbi 20 vjeçar. Kantonet me më shumë lindje janë  Appenzellerinnen (1,77 për grua) shumë më tepër sesa Cyrihu (1,55) ose Baseli  (1,37). Nënat me origjinë të huaj lindën më shumë sesa zviceranet. Në hierarki qëndrojnë nënat nga Kosova dhe Norvegjia me 2.7 lindje për nënë,” përcjell botasot.info.

Qëllimi i ekspertëve helvet është që shifra të rritet në 1.8 lindje për grua./Bota sot/

LEXO EDHE KËTË: http://www.botasot.info/gjermania-diaspora/593942/quot-shqiptaret-rrisin-popullsine-gjermane-quot-nenat-nga-shqiperia-me-rritjen-me-te-madhe-te-lindjeve-ne-gjermani-foshnjat-nga-kosova-te-katertit-per-nga-numri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat