Një mundësi më shumë për shqiptarët, Ibrahim Berisha kandidati shqiptar në zgjedhjet kantonale të Fribourg

Zvicra

Një mundësi më shumë për shqiptarët, Ibrahim Berisha kandidati shqiptar në zgjedhjet kantonale të Fribourg

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 08:54
Ibrahim Berisha

Zgjedhjet kantonale në Fribourg po afrohen dhe shqiptarët kësaj radhe kanë një mundësi më shumë për të dalë në votime. Ibrahim Berisha është i pari dhe i vetmi shqiptar që kandidon për këto zgjedhje në Parlamentin kantonal që mbahen më 6 nëntor të këtij viti në Fribourg.

Berisha, me origjinë nga Komuna e Rahovecit është 45- vjeçar me profesion gastronom, por aktivitetet poltike asnjëher nuk i ka anashkaluar.

Image

Ai kandidon në këto zgjedhje nën siglën e Partis Socialiste pasi siç deklaron ai për “Botën sot” , PS është partia që i mbron të drejtat e të gjithëve në territorin e Zvicrës.

“Unë jam shqiptari i vetëm në kantonin e Fribourgut për deputet , dhe pres mbështetjen e shqiptarëve në këtë proces zgjedhor” ka shtuar më tej Berisha për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat