Shqiptarja 18 vjeçare “dashurohet” me 59 vjeçarin në Zvicër, por...

Zvicra

Shqiptarja 18 vjeçare “dashurohet” me 59 vjeçarin në Zvicër, por...

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 tetor 2016 Në ora: 17:54
Ilustrim

Një vajzë 18 vjeçare duhet të ketë luajtur me dashurinë një burri 59 vjeçar, duke e shfrytëzuar financiarisht. Tani ajo dhe tutori i saj janë arrestuar, shkruan blick.ch.

Ngjarja ka ndodhur në Uster të Zvicrës, ku vajza ka arritur ti rrëmbejë atij rreth 2000 franga në emër “të dashurisë për interes.” 18 vjeçarja është shqiptare nga Kosova, gjithashtu si tutori i saj 40 vjeçar. “Shqiptarja e ka shfrytëzuar 59 vjeçarin për operacione të ndryshme, pagesa dhe për shpenzimet e transporteve," përcjell botasot.info.

Të martën e kaluar 59 vjeçari, kuptoi mashtrimin e saj dhe e paraqiti rastin përpara policisë së Uster, që filloi vëzhgimin e çiftit nga Kosova.  Nuk shkoi gjatë dhe 18 vjeçarja i paraqitet përsëri burrit në moshë për t’u takuar dhe me çrast për ta shfrytëzuar ekonomikisht. Policia tani e gjurmonte, kur e pa se ajo zbriti nga vetura e tutorit 40 vjeçar.
Të dy u arrestuan me ecurinë penale “mashtrim për favore seksuale”, nga Prokuroria e See/Oberland. Ata priten të dalin përpara gjykatës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat