Dhoma e Nacionale në Zvicër kërkon 7500 të jashtëm gjatë 2017 nga Korea, India dhe SHBA, shkruan blick.ch.
Partia e ekstremit të djathtë në Zvicër, SVP, ka habitur me iniciativën e fundit për të pranuar më shumë emigrantë nga vendet jo-anëtare të BE, por vetëm nga vende si Korea, India dhe SHBA. Dhoma Nacionale në Zvicër e ka vendosur, ndërsa tani drita jeshile pritet të merret nga Dhoma e Senatit, përcjell botasot.info.
Fillimisht ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann (FDP), kërkoi që shifra të rritej nga 6500 në 8500, ndërsa ministrja e drejtësisë,Simonetta Sommaruga (SP) kërkonte zvogëlimin nga 8500 në 6500. Kjo solli palët të bien dakord për 7500 të huaj./Bota Sot/