Rëndësia e mirëkuptimit në Degën e LDK-së në Zvicër

Zvicra

Rëndësia e mirëkuptimit në Degën e LDK-së në Zvicër

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 19:13
LDK në Zvicër

Nuk ka fije dyshimi se vullneti dhe dëshira e anëtarësisë së gjerë të LDK-së dhe e dashamirëve të saj, të cilët me arsye të plotë brengosen për lëshimet dhe dobësitë politike që po shfaqen në Kosovë dhe që po e rëndojnë jetën dhe prosperitetin e popullit e të shtetit të Kosovës. Brenga për një organizim sa më të mirë të LDK-s në këtë kontekst është veçanërisht e rëndësishme, sepse, kemi të bëjmë më partinë e parë demokratike shqiptare dhe ndryshuesen e epokës historike, gjë që, kësaj partie politike ia jep rolin e rëndësisë së jashtëzakonshme, jo të ngushta partiake, por rol dhe rëndësi jetike për gjithë vendin, sepse, LDK-ja është subjekti kryesor shprehës dhe ushqyes i perspektivës demokratike.
Në këtë pikëpamje që nga themelimi e deri sot, ka qenë digë e fortë edhe Dega e LDK-s në Zvicër, e cila në vazhdimësi ka reflektuar vlera dhe rezultate konkrete shumë të çmueshme për çlirimin e vendit dhe krijimin e shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës. Si e këtillë, Dega e LDK- së në Zvicër meriton një vëmendje të angazhuar sidomos, tash kur, për disa çështje që nuk po mund të gjejnë shpjegimin e duhur, Dega e LDK-s në Zvicër po kalon çaste të pakëndshme, brengosëse për të gjithë anëtarësinë e saj, në Zvicër e në gjithë Diasporën, por edhe në Kosovë, ku, kjo degë ka domethënie të veçantë, sot, më shumë se dje, sepse, investimet e shumta e shumëvjeçare nuk guxojnë të zbehen e të humbasin qëllimin e tyre, për shkak të egove, inateve të ngushta, pakënaqësive të pa artikuluar dhe insistimeve këmbëngulëse karrieriste.
Kjo është gjendja aktuale në kuadër të Degës së LDK-s në Zvicër dhe, mendoj se, anëtarësia e gjerë ka arsye të jetë e brengosur dhe të kërkojë dalje nga kjo situatë e pakëndshme, e pa merituar dhe e dëmshme.
I vetëdijshëm për situatën, e ndjej peshën e mosbesimeve dhe ndikimin e fuqishëm negativ të mungesës së bashkëpunimit, pa të cilat është shumë e vështirë të gjenenerohet situata dhe të rifunksionalizohet si i ka hije kësaj dege si dhe të LDK-së në tërësi.
Kam qenë gjithmonë i gatshëm, që të jap kontributin personal, kudo që jam ndodhur, si anëtar i thjeshtë dhe në pozicion ku jam, dhe, kjo më obligon që edhe të reflektoj ashtu siç e kërkon dhe e pret anëtarësia e Degës në Zvicër, në diasporë dhe në Kosovë.
Në kontekstin e mirëkuptimit, pavarësisht mendimeve të ndryshme që mund të kemi, pavarësisht parimeve tek të cilat ne investojmë, duhet të vlerësojmë dhe të respektojmë njëri-tjetrin për atë çka jemi, pra mbi gjithçka, mbi objektivat dhe pasionet politike, mbi interesat e jetës sonë të përditshme, duhet të prevalojë koncepti i të qenit së bashku në një shoqëri, edhe përgjegjësia e përbashkët në një organizim që i përkasim. Në gjykimin tim, nuk kemi të bëjmë me një përplasje, nuk kemi të bëjmë me një ndeshje, por kemi të bëjmë pa dyshim, me shkeljet e rregullave statutore gjatë procesit zgjedhor që e kanë përcjell Degën e LDK-së në Zvicër. Andaj është mirë që të gjithë ne që kemi qen pjesmarrës të këtij procesi, të ulemi, të kuvendojmë me gjak ftohtësi, duke kaluar mbi inatet personale në dobi të interesit shoqëror dhe të organizimit që i përkasim. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos të bëhemi pre e provokacioneve të anonimëve, që kompensojnë komplekset dhe agresionet në jetën e përditshme në rrjetet sociale. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund ti tejkalojmë dallimet tona duke i respektuar kriteret, parimet pa u marrë fort me të kaluarën por, duke i dhënë rast të ardhmes. Pra, le të ecim me këtë mentalitet të punës, të punës konkrete dhe të më pak fjalëve, duke respektuar hierarkinë e LDK-së dhe vendimeve që merren nga organet drejtuese të saj. Dega e LDK-së në Zvicër me kontributin e pa rreshtur të mijërave veprimtarëve të saj ka dëshmuar se edhe në periudha të caktuara ka ditur të jetë unike dhe ti tejkaloj problemet organizative që nga njëherë ju kanë imponuar pa vullnetin e saj. Lidershipi dhe organet drejtuese të LDK-së, duhet pa dyshim të japin kontributin e tyre, duke transmetuar pikërisht atë mentalitet shoqëror, politik, që presin dhe kërkojnë anëtarësia e Degës së LDK-së në Zvicër. Në këtë rast duke vlerësuar se mirëkuptimi i gjerë është vlerë e shtuar në soliditetin dhe tolerancën në mes nesh, për ti prerë rrugën një zgjedhje të keqe në vend të një zgjedhjeje të kujdesshme në të mirë të organizimit të Degës së LDK-së në Zvicër, të ruajtjes së kulturës, traditës dhe integrimit në vendin ku jetojmë. Krahas kësaj kultivimin në vazhdimësi të urtësisë si pjesë qendrore të virtytit të filozofisë Rugoviane, por duke kërkuar edhe nga secili prej nesh që është involvuar në këtë proces të reflektoj. Sepse, Dega e LDK-së në Zvicër është krenaria jonë, është djersa jonë e përbashkët dhe është model i një Kosove në miniaturë të përfshirjes së veprimtarëve nga të gjitha regjionet në gjirin e saj, por edhe të organizimit në çdo cep të Zvicrës.

Haki Latifi, (Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat