Nëndega e LDK-së në kantonin Zürichut, në përkrahje të plotë të qeverisë dhe kryeministrit Mustafa

Zvicra

Nëndega e LDK-së në kantonin Zürichut, në përkrahje të plotë të qeverisë dhe kryeministrit Mustafa

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:28
Foto nga takimi

Mbrëmë më 27.08. 2016, kryesia e Nëndegës së LDK - së, e kantonit të Zürichut mbajti mbledhjen e radhës sipas planit të punës.

Nën kryesimin e kryetarit Lulzim Maliqi, kryesia e Nëndegës analizoi situatën e tërësishme në Kosovë dhe konstatoi se që nga ardhja në pushtet e LDK - së nuk ka afera korruptive dhe se dita më ditë po krijohen kushtet që organet e drejtësisë në mënyrë të pavarur të fillojnë të luftojnë korrupcionin e stivuar me vite.

Po ashtu kishte shqetësime sa i përket demarkacionit ku opozita manipulon me sajesa të ndryshme, me qëllim të vetëm të trazoi Kosovën dhe të vie në pushtet me metoda të dhunshme. Është për të u habitur se si nuk u gjetë vetëm një protestues të dalë me dokumente apo tapi dhe të dëshmoi se: Ja, unë humba pronën time. Prandaj kryesia e Nëndegës është në përkrahje të plotë të qeverisë dhe kryeministrit Mustafa.

Gjerë në pafundësi i është mirënjohëse ndihmës dhe përkrahjes së SHBA -ve dhe BE- së në bërjen e Kosovës shtet. Temë tjetër ishte shqyrtimi i vendimit të kryesisë qendrore të LDK - së që në Degën e Zvicrës të mbahet kuvendi i ri zgjedhor. Nëndega jonë edhe pse kishte mbajte kuvend të rregullte, me një anëtarësi të paguar dhe dëshmuar me fletëpagesa bankare, gjithsej 65 anëtarë, kuvend që nuk u kontestua kurrë nga asnjë instancë, vendosi që konformë vendimit të kryesisë qendrore, të mbajë kuvendin zgjedhor me 17. 09. 2016 duke filluar nga ora 20.00.

Të gjitha nëndegëve u urojmë punë të mbarë në kuvendet zgjedhore dhe shpresojmë që kuadrot e zgjedhura do të jenë të afta të përkrahin vendimet dhe politikat e brendshme të LDK- së, dhe të dëshmojmë se LDK ë në Zvicër është shtëpi e dytë e Dr. Ibrahim Rugovës, ashtu siq thoshte vetë Presidenti historik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat