Azilkërkuesi shqiptar protagonist real në dokumentarin e dy arkitektëve zviceranë

Zvicra

Azilkërkuesi shqiptar protagonist real në dokumentarin e dy arkitektëve zviceranë

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 10:17
Kadri Batusha

Dy arkitektët kishin ardhur në Prishtinë për të ndjekur nga afër procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës. Kadri Batusha ka 15 vjet që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithçka që ka të bëjë me shtëpinë

Dy arkitektë zviceranë, Tino Glimann dhe Jan Gollob, e kanë shafqur filmin e tyre dokumentar me titull “Batusha’s House”, në kuadër të festivalit “DokuFest në Prizren, i cili ka për temë fatin e një azilkërkuesi shqiptar në Zvicër, Kadri Batushës, i cili me paratë që kursen nga puna në Zvicër, ndërton një shtëpi në Kosovë.

Glimann dhe Gollob kishin mësuar nga shokët e tyre shqiptarë në Zvicër se azilkërkuesit nga Kosova ende vazhdojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre, prandaj ky fakt ata i kishte nxitur që për një moment të ndërronin profesion dhe të realizonin një dokumentar, transmeton albinfo.

Dy arkitektët kishin ardhur në Prishtinë për të ndjekur nga afër procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës. Kadri Batusha ka 15 vjet që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithçka që ka të bëjë me shtëpinë.

“Në një mënyrë Batusha ka vendosur biografinë e tij në atë shtëpi interesante dhe kjo tashmë është e dukshme”, tha Tino Glimann, para shfaqjes së filimit të tyre ku i pranishëm qe edhe vet protagonisti, Kadri Batusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat