Të gjithë shqiptarët e Kosovës janë integruar

Zvicra

Të gjithë shqiptarët e Kosovës janë integruar

Nga: Fitim Dika Më: 11 gusht 2016 Në ora: 19:43
Politikani zviceran, Mario Fehr

Politikani i partisë së majtë zvicerane Mario Fehr (SP), ka kryer një intervistë me prestigjiozen zvicerane nzz.ch, ku ka mbështetur ndalimin e ferexhesë në rrugët e Tessinit, pasi “zviceranët duhet të dinë dhe njohin personat në rrugë,” ndërsa ka theksuar se Zvicra është shumë herë më mirë sesa Belgjika dhe Franca, ku në disa qytete janë krijuar geto në të cilat nuk mund të futet policia. “Gjëra të tilla nuk kemi në Zvicër,” ka theksuar ai, përcjell botasot.info.

Në një moment ai është ndalur veçanërisht te shqiptarët e Kosovës. “Një shembull tjetër: Të gjithë shqiptarët e ardhur gjatë Luftës së Kosovës, sot janë integruar në Zvicër,” tha Fehr.

Përndryshe partia e majtë SP njihet për politikat e saj në mbështetje të emigrantëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat