St. Galler: Tre shqiptarë nga Kosova u shqiptohet masa e paraburgimit, tre të tjerë lirohen

Zvicra

St. Galler: Tre shqiptarë nga Kosova u shqiptohet masa e paraburgimit, tre të tjerë lirohen

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 16:07
Ilustrim

Policia kantoniale e St. Galler ka shkatërruar një bandë nga Kosova, e cila në intervalin maj 2013 deri në korrik 2014 akuzohet për 78 plaçkitje, shkruan toponline.ch.

Tre persona qëndrojnë në paraburgim, ndërsa tre të tjerë janë liruar.

Tre shqiptarët nga Kosova, të moshës 34 dhe 35 vjeç, janë arrestuar në Zvicër, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është kapur në Danimarkë për t'u ekstraduar
 më vonë në vendin helvet, përcjell botasot.info.

Ata ishin dënuar edhe më parë, ku u ishte shqiptuar masa e ndalimhyrjes në 2012. Megjithatë në 2013 ata erdhën ilegalisht për grabitje.

Sipas policisë bëhet fjalë për një grup mjaft profesional. Dëmet e shkaktuara prej tyre arrijnë në gjysmë milion franga .

Gjykata në St. Galler ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg për tre të dyshuarit. Në vijim pritet procesi i tyre, pasi të ketë përfunduar aktakuza nga Prokuroria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat