Hoti: Nga po e din Xhavit Haliti vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Zgjedhjet 2014

Hoti: Nga po e din Xhavit Haliti vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 14:03

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratik të Kosovës, Avdullah Hoti ju ka drejtuar me një pyetje Xhavit Halitit të Partisë Demokratik të Kosovës se si e din ai se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i gatshëm dhe se çka shkruan në atë vendim.

Më tutje Hoti ka thënë se beson se PDK nuk i ka futur duart në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit merr një vendim që mundëson krijimin e institucioneve në përputhje me kushtetutën dhe vullnetin e të zgjedhurve të qytetarëve të Kosovës

“Prej nga po e din Xhavit Haliti se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i gatshëm dhe se çka shkruan në atë Vendim?
Ka vetëm një mënyrë, nëse ai dhe PDK e kanë shkruar vetë atë vendim. Unë këtë nuk dua ta besoj. Nuk dua të besoj se PDK i ka futur duart edhe në Gjykatën Kushtetuese. Dua të besoj se gjykatësit do të nxjerrin një vendim që e heq shtetin nga duart e cilësdo kastë politike, një vendim që mundëson krijimin e institucioneve në përputhje me kushtetutën dhe vullnetin e të zgjedhurve të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat