Minoritetet i konfirmojnë mbështetjen bllokut për seancën dëgjimore

Zgjedhjet 2014

Minoritetet i konfirmojnë mbështetjen bllokut për seancën dëgjimore

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 13:43

Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA, gjatë një takimi të zhvilluar sot me minoritetet jo serbe, kanë marrë edhe një herë konfirmimin e këtyre të fundit, për mbështetjen në seancën dëgjimore në Gj.K që do të zhvillohet nesër.

Sipas burimeve të mediave brenda takimit thonë se minoritetet kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për koalicionin, në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas këtij burimi, minoritetet janë zotuar ta mbrojnë qëndrimin që e kanë dhënë në komentet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

"Përveç kësaj temë tjetër e takimit të sotëm ka qenë 'seanca e mundshme' parlamentare, pas shpalljes së vendimit," ka thënë ky burim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat