A po dorëzohet SHIK-u dhe PDK-ja! Heqin dorë nga formimi i qeverisë!

Zgjedhjet 2014

A po dorëzohet SHIK-u dhe PDK-ja! Heqin dorë nga formimi i qeverisë!

Nga: Hava Orana Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:07

Por duket se Kushtetuesja dhe takimet e ‘fshehta’ me kryetarin e kësaj gjykate, nuk i dhanë sinjale të mira, andaj DK-ja dëshiron të shfrytëzoj mundësinë e fundit për të mbet në pushtet, Qeverinë gjithëpërfshirëse. Këtë e ka kërkuar zëvendëskryetari i PDK-së, dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.

Në një komunikatë të PDK-së, të nënshkruar nga nënkryetari Kadri Veseli, thuhet se çdo Qeveri që do të formohej pa i pasur më shumë se 80 deputetë do ta fuste Kosovën në krizë institucionale.

Në këtë formë, ish-Shefi i SHIK-ut ka kërkuar Qeveri gjithëpërfshirëse me njerëz të rinj dhe me mendësi evropiane.

“Ndërkaq yryshi, pas 8 qershorit, për ta marrë “pushtetin” pa garantimin e një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme, e cila, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, duhet t’i ketë 80+ deputetë, pa i llogaritur në parim edhe një grup bllokues prej 6 deri në 9 deputetë, Republika, nga një ngërç politik aktual, do të hyjë në një krizë institucionale. Kjo krizë, jo vetëm që do t’i bëjë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme, por mund të prodhojë edhe gjendje të padëshiruara që do t’i kushtonin vendit dhe qytetarit”, thuhet letrën publike të PDK-së, të nënshkruar nga ish agjenti Veseli.

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se, një qeverisje me shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Republikës, duke marrë parasysh sfidat e vendit dhe duke i marrë parasysh nevojat programore për një ndryshimi rrënjësor të një qeverisjeje me orientim të theksuar ekonomik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat