A do të ndërhynte koalicioni LDK-AAK-NISMA në veri

Zgjedhjet 2014

A do të ndërhynte koalicioni LDK-AAK-NISMA në veri

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:06

Shteti i Kosovës asnjëherë nuk është marrë në mënyrë serioze me pjesën veriore të vendit, derisa i mbetet qeverisjes së ardhshme ta ndryshoj këtë qasje. Ky është vlerësimi i analistëve të cilët thonë se është koha kur Kosova të tregoj se me të vërtetë është shtet i cili shtrinë autoritetin në tërë territorin e saj.
Qasja ndaj veriut të vendit dhe dialogu me Serbinë janë ndër kushtet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bashkë qeverisur me koalicionin LDK-AAK-Nisma. Madje Lëvizja Vetëvendosje është e prerë në qëndrimet e saj se në rast se dialogu nuk kryen punë shteti i Kosovës duhet të përdor edhe forcën në mënyrë që të shtrij autoritetin në atë pjesë.

Duhet qasje e re

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike në një prononcim për “Bota sot”, thotë se autoritetet në Kosovës duhet të kenë një qasje dhe politikë të re ndaj veriut të Kosovës. Kjo sipas tij do të bëhej me rishikimin e dialogut dhe kthimin e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët e veriut.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat