Krasniqi: S’kemi nevojë për zgjedhje

Zgjedhjet 2014

Krasniqi: S’kemi nevojë për zgjedhje

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 08:27

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tash deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma i cili mund ta qeverisë vendin.

“ Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, është shprehur Krasniqi. Ai nuk është i pajtimit me konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK- Nisma është një “besëlidhje e inatit”.

Ai ka thënë se ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.

“Jam i bindur se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një qeverisje ndryshe nga ajo që e kishim. Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë e të përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi për Epoken e Re.

Ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi ka folur edhe për raportin e Wllamsonit. Ai ka vlerësuar se pretendimet e raportit të prokurorit Williamson për krime lufte nga UCK-ja janë të shpifura dhe se, sipas tij, adresën e kanë në Beograd.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat