Gjykata Kushtetuese ia jep të drejtën koalicionit për kryekuvendarin

Zgjedhjet 2014

Gjykata Kushtetuese ia jep të drejtën koalicionit për kryekuvendarin

Nga: Mimozë Lakna Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:09

Pasi PDK-ja pritet të dështojë, në shfrytëzimin e të drejtës për ta zgjedhur kryetar Kuvendi kandidatin e saj, kjo mundësi ti jepet edhe koalicionit, i cili ka treguar se tashmë e ka shumicën në Kuvend.

Ka mbetur edhe një muaj e gjysmë deri në afatin e fundit që të vendosë Gjykata Kushtetuese për seancën e 17 korrikut, derisa vendi po vazhdon të funksionoj me institucione teknike. Madje në mesin e qeveritarëve në detyrë janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilëve i është verifikuar mandati përfshirë këtu edhe kryetarin e PDK-së i cili vazhdon të ushtroj funksionin e kryeministrit dhe të marr vendime të rëndësishme.

Burime të gazetës “Bota sot” marrin vesh se aktualisht Gjykata Kushtetuese ndodhet para dy opsioneve në rastin e ngritur nga PDK-ja për çështjen e kryekuvendarit. Njëra mundësi është që Gjykata Kushtetuese të mos sjellë vendim në pamundësi të trajtimit të çështjes për shkak se objektivisht në thelb problemi është politik, dhe i takon vetë Kuvendit ta zgjidhë. Ndërsa, opsioni i dytë është që Gjykata Kushtetuese të sjellë një vendim të ngjashëm me rastin e mandatarit për formimin e Qeverisë, kur i tha Presidentes së ajo pas dhënies së mundësisë mandatarit të parë, të propozuar në këtë rast nga PDK-ja, mandatar të dytë ta propozojë kandidatin që mund ta merrë shumicën në Kuvend. Në analogji me këtë, pasi PDK-ja pritet të dështojë, në shfrytëzimin e të drejtës për ta zgjedhur kryetar Kuvendi kandidatin e saj, kjo mundësi ti jepet edhe koalicionit, i cili ka treguar se tashmë i ka numrat që përbëjnë shumicën në Kuvend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat