Shala:S’ka bisedime me ata që vendosin kushte

Zgjedhjet 2014

Shala:S’ka bisedime me ata që vendosin kushte

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 23:13

Nëse qeverinë e re, ka për tu udhëhequr koalicioni LDK, AAK, NISMA. Paret e popullit, nuk kanë me u shpenzuar ma në asfalt, por, në fushat tjera.
Kështu ka thanë anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Kujtim Shala, në intervistën për televizionin Rrokum.

Shala ka thanë se programi qeverisës, që po përgatitet, asht i fokusuam në zhvillimin ekonomik, investimet në Bujqësi, përmirësimi i dhe investime në Shëndetësi dhe në Arsim.

Shala e ka pranuar se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni i ka kërkuar Vetëvendosjes me qenë udhëheqëse e bisedimeve, por më pas e ka ndërruar mendjen.

Sa i përket mundësisë se kushtëzimit nga Lista Serbe, Shala ka thanë se janë të vendosur, mos të bashkëqeverisin me ata që qesin kushte.

Po ashtu, Shala këmbëngulë se në ditën kur u konstituar Kuvendi i Kosovës, shkeljet u banë nga deputetët e PDK-së.
Kujtim Shala ka fol edhe për zhvillimet brenda LDK-së, e që sipas tij, janë të zanë me krijimin e qeverisë dhe nuk po merren me organizimin e zgjedhjeve brenda partisë, që priten me u mbajt në vjeshtën e këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat