Tali: Enver Hasani veç e ka interpretuar kërkesën e LDK-së, AAK-së dhe Nismës

Zgjedhjet 2014

Tali: Enver Hasani veç e ka interpretuar kërkesën e LDK-së, AAK-së dhe Nismës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 korrik 2014 Në ora: 22:05

Në kërkesën e deputetëve të PDK-së (të perfaqesuar nga z Xhavit Haliti), disa pikave (si bie fjala se çka është Grupi Parlamentar dhe çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit) kryetari i Gjykates Kushtetuese veç është përgjigjur publikishtë, shumë qartë me “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë ta interpretojë çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit e as atë se çka është Grupi Parlamentar apo se kush është grupi më i madh parlamentar”, thotë Driton Tali, duke shtur se ato pika “t’ju them të drejten s’di edhe pse i ka ngritur PDK-ja, sepse ja adresojnë institucionit të gabuar”.

“Pra, për t’ju përgjigjur pyetjes suaj, unë them po, se kolaicioni LDK-AAK-Nisma kanë plotesishtë të drtejtë të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të refuzohet kërkesa e PDK-së, sepse në pikat kryesore interpretimin e kësaj kërkese veç e ka bërë z. Enver Hasani në TV nacionale, dhe ai sigurishtë se ka qenë i vetdijshëm se çka fliste”, thotë për gazetën “Bota sot” ish deputeti i Kosovës.

Tali pohon se, gjersa sa i përket pikës së shkarkimit të Kryesueses së seancës, mendo se kjo është çeshtje e deputetëve dhe Kuvendit e jo e ndonjë institucioni tjetër.

“Patjeter se deputet e kanë të drejtën e shkarkimit (dhe nominimit) të Kryesueses/it të seances kuvendore, sepse në të kundërten do të kishim diktature. Ku, pra instalohet dikush nga dikushi, dhe ai/ajo pastaj bënë çfarë të dojë. Gjersa në demokraci nëse nuk rrespektohet agjenda, nëse ka pakënaqësi dhe mospajtime rreth udhëheqjes merret inicitiva për ndërrim dhe shumica e ndërron këdo. Dhe, siç e dim shumica e deputetëve e kanë marrë atë iniciativë dhe logjikishtë se znj. Brovia s’ka pasur të drejtë të mbyll seancën, sepse më s’ka qenë Kryesuese”, thotë Tali.

Sipas ti, qëllimishtë nuk e komentoj pikën (e tretë) e cila flet për kushtetshmerinë e mbledhjes përgaditore (të 12 korrikut) të Kryesisë së Kuvendit.

“Sepse më duket pikë e kotë apsolut. Unë nuk e shoh se çka mund te interpretojë Gjykata Kushtetuese për një mbeldhje përgaditore ku kanë qenë të pranishëm një grumbull njerëzish (19 nëse nuk gabojë) dhe kanë hartuar një Rend Dite e cila pastaj është votuar me shumicë votash!? Çka pret PDK që do të thotë Gjykata Kushtetuese!? A mbase këtë pikë e kanë fut sa për tu dukur kërkesa e tyre “më e trashë” d.m.th., edhe më serioze!?”, potencon ai.

Ai thekson se, reagimi i koalicionit paszgjedhor është një reagim i natyrshëm sidomos kur merret parasysh se mbeldhja e 17 korrikut ishte “për faqe të zezë” të cilen duhet ta harrojmë sa më shpejtë që është e mundshme.

“E kam parasysh edhe hallin e PDK-së e cila insiston që gjithsesi të futet në Qeverinë e radhës, por unë do t’i sygjeroja anëtarët e sinqertë të PDK-së të cilët e duan këtë vendë (e që për mendimin tim të tillë ka shumë në PDK për të cilët kam respekte të veçanta) le të merren me reformimin e partisë së tyre; le të analizojnë pse asnjë nga partitë serioze nuk duan të futen në kolaicion me PDK?”, thotë Driton Tali.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat