Enver Hasanit duhet t’i kthjellet mendja!

Zgjedhjet 2014

Enver Hasanit duhet t’i kthjellet mendja!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 korrik 2014 Në ora: 13:32

Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, thotë për gazetën “Bota sot”, kërkesa e bërë nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA, në fakt është hapi për të bërë zhbllokimin e jetës institucionale që ka bërë Gjykata Kushtetuese.

Abazi potencon se, Enver Hasanit duhet që t’i kthjellet mendja dhe t’i kthehet punës, pasi me këtë zvarritje po dëmtohet rënd vendi, funksionaliteti dh buxheti i shtetit.

“Sigurisht që Enver Hasanit duhet të i kthjellet mendja të lë kafenetë dhe t'i kthehet punës seriozisht, sepse kjo injorancë dhe zvarritje e procesit vërteton se është një bashkëpunim i gjerë që ju konvenon një amulli e zgjatur. Më habit fakti se si tolerohet një sabotim i institucioneve dhe keqpërdorim i pozitave në këtë mënyrë. Vërtet mund të jetë kohë pushimi, por me këtë zvarritje po dëmtohet rënd vendi, funksionaliteti dhe buxheti i shtetit duke qenë se po operohet në një hapësire krejt të mjegullt dhe paqartësi që do i kushtojë vendit”, thotë Haki Abazi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat