LDK-AAK-NISMA kërkojnë nga Gjykata t'i refuzohet kërkesa e PDK’së

Zgjedhjet 2014

LDK-AAK-NISMA kërkojnë nga Gjykata t'i refuzohet kërkesa e PDK’së

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:12

Koalicioni LDK-AAK-Nisma thotë se kërkesa e grupit parlamentar të PDK-së për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës është e pabazuar, dhe se kushtetuesja në ketë rast nuk ka objekt për të shqyrtuar.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala pas i ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese komentet e përbashkëta të deputetëve të këtij koalicion, ka thënë se në komente janë përfshirë argumente për kundërshtuar pretendimet e PDK-së, dhe për të treguar gjendjen faktike në të cilën është mbajtur seanca konstitutive e 17 korrikut të Kuvendit të Kosovës. “Mendojmë se kërkesa e PDK-së është e pabazuar dhe sipas mendimi tonë Gjykata Kushtetuese në këtë rast nuk ka objekt kushtetuese për trajtim”, ka deklaruar Shala. Ai ka treguar se këto komente i mbështesin edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe ata të minoriteteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat