LDK, AAK dhe Nisma sot kundërpërgjigjen në kushtetuese‏

Zgjedhjet 2014

LDK, AAK dhe Nisma sot kundërpërgjigjen në kushtetuese‏

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 11:04

Sot në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzohet komentet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe disa deputetëve serb lidhur me atë se si shkoi seanca konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas një njoftimi të LDK-së, dorëzimi i komenteve ndaj kërkesës KO. 119-14, të deputetëve të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga XhavitHaliti, do të bëhet në ora 14:00.

Ndryshe, më 17 korrik, Isa Mustafaështë zgjedhur kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës pa praninë e deputetëve të PDK, ndërsa deputetët e VV patën abstenuar. Për këtë arsye PDK ka dorëzuar në kushtetuese një kërkesë për të sqaruar se cila parti duhët të ketë të drejtën për të propozuar kryetarin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat