Prokuroria Speciale e Kosovës, hetime paralele, padi për 23 shqiptarë për krime lufte

Zgjedhjet 2014

Prokuroria Speciale e Kosovës, hetime paralele, padi për 23 shqiptarë për krime lufte

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:11

“Për 23 persona, të gjithë shqiptarë, kemi lëndë për hetime të krimeve të luftës. Gatishmëria të punojmë me këto raste, është”, ka thënë prokuroja Morina.

Ndërkohë, që shumë zemra sot mund të thyhen nga ajo që do të zbulojë raporti i hetimeve i prokurorit amerikan Clint Williamson për disa krime të luftës në Kosovë, ndërsa nuk pritet që të kërkohet kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, emrat e kërkuar mund të shkaktojnë tensione reale.
Kjo për faktin, se serbët vazhdojnë të mos hetohen dhe as gjykohen për krimet makabre të luftës në Kosovë, për më shumë se 12 mijë vrasje, mijëra dhunime seksuale, dhe për dëbimin masiv të rreth një milion shqiptarëve, dhe për miliarda pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme të rrënuar, djegur dhe plaçkitur nga serbët.
Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve janë duke u zhvilluar hetime për krime të ngjashme lufte edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tashmë ka krijuar dosjet për 23 lëndë të krimeve të luftës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat