E pakuptimtë të shkohet në zgjedhje, vetëm që Thaçi të sundojë 12 vjet!

Zgjedhjet 2014

E pakuptimtë të shkohet në zgjedhje, vetëm që Thaçi të sundojë 12 vjet!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:08

Republika e Kosovës nuk ka nevojë që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Bashkëbiseduesit e gazetës “Bota sot”, thonë se, Kosova nuk është në ngërç politik dhe as Kushtetuta e Kosovës nuk e kërkon një gjë të tillë. Sipas tyre, nëse shkohet në zgjedhje do të ketë pasoja për Kosovën, si p.sh., PDK-ja do ta zgjaste qëndrimin në pushtet, shtyrja e formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, Hashim Thaçi ka motiv që të shkohet në zgjedhje pasi në shtator barten kompetencat e EULEX-it tek autoritetet vendore e shumë të tjera.

Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se, është e pakuptimtë të shkohet në zgjedhje vetëm pse Hashim Thaçi nuk do të mundet të bëhet Kryeministër edhe për 4 vjet, që Kosovës t’i dhuroj edhe katër vite krim institucional.

“Shtrohet pyetja e pse me dërguar? E para sepse një gjë të tillë nuk e kërkon Kushtetuta dhe e dyta ne nuk kemi ngërç institucional. Ne kemi një koalicion me shumicë solide në Parlament dhe është e pakuptimtë të shkohet në zgjedhje vetëm pse Hashim Thaçi nuk po mundet me i arritë numrat që të jetë 12 vjet Kryeministër dhe t’i dhurojë Kosovës edhe katër vite krim institucional. Ky është absurd në demokraci. PDK i ka vetëm 30%. Pse të shkohet në zgjedhje”, thotë Avni Arifi për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat