PDK i jep instruksionet ‘e fundit’ Gjykatës Kushtetuese!

Zgjedhjet 2014

PDK i jep instruksionet ‘e fundit’ Gjykatës Kushtetuese!

Nga: Hava Orana Më: 27 korrik 2014 Në ora: 16:59

Gjykata Kushtetuese mori një vendim të përkohshëm jo të mirë për koalicionin LDK-AAK-Nisma, e që nga ana tjetër i leverdis shumë PDK-së. Ajo pezulloi pozitën e kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa, pas kërkesës që i bëri PDK-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit më 17 korrik.

Megjithëse kryekuvendari u zgjodh me praninë e 2/3 të deputetëve konform Kushtetutës së Kosovës, Kushtetuesja mori vendim për ‘ngrirjen’ e këtij posti, deri në një vendim përfundimtar, që mund të mos shpallet deri në vjeshtë.

Derisa nuk e thotë fjalën përfundimtare, kryetari i kësaj gjykate, Enver Hasani është parë në afrim të tepruar me përfaqësues të PDK-së, dhe takime të fshehta.

Kështu gjatë ditës së shtune, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është takuar në Mitrovicë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së dhe njëherësh ministrin në detyrë të Ministrisë së Brendshme, Bajram Rexhepin. Në këtë takim, kanë qenë ta pranishëm edhe disa figura të PDK-së nga Mitrovica, si dhe drejtori i Akademisë të Kosovës për Siguri Publike, Ismajl Smakiqi, i cili në kohën kur Bajram Rexhepi ishte kryetar i Mitrovicës ishte nënkryetar i kësaj Komune.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat