Selmanaj: Kushtetuesja të nxjerr vendimin sa më shpejt

Zgjedhjet 2014

Selmanaj: Kushtetuesja të nxjerr vendimin sa më shpejt

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 20:14

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk sheh krizë të thellë politike por thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerr vendim shpejt e jo të pres deri në fund të afateve kohore.
“Ne kemi një lloj ngërçi, them i cili më shumë do të ngjasonte me një test të rëndësishëm të demokracisë, në fakt do të tregoj edhe për nivelin e pjekurisë politike, të cilin e kemi ne si shoqni, dhe në çfarë stadi kemi mbrri, të emancipimit politik, sepse herëdo-kurë ne me situata të tilla do të ballafaqoheshim, sepse disa nga dispozitat kushtetuese kanë pasur nevojë për qartësim”, tha Selmanaj për KTV.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat