Sahatçiu, kryekuvendari tashmë është i zgjedhur, Isa Mustafa!

Zgjedhjet 2014

Sahatçiu, kryekuvendari tashmë është i zgjedhur, Isa Mustafa!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:41

Koalicioni paszgjedhor, mendon se Gjykata Kushtetuese do të duhej që të vendos ashtu që ta respektojë thelbin e demokracisë, vendimmarrjen e shumicës.

Pavarësisht skenarëve që po përgatiten nga blloku i udhëhequr nga PDK-ja, varësisht prej vendimit që mund ta sjellë Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe se kujt i takon ky post, në koalicionin LDK-AAK-NISMA nuk janë duke diskutuar fare skenarë të tjerë. Për këtë koalicion është punë e kryer zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se do të përsëritet procedura. Ata madje pohojnë se thjesht blloku ndodhet në pauzë, dhe pret vendimin për të rikonfirmuar zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit!
Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mundet me e marr postin e Kryetarit e Kuvendit, atëherë çka mund të bëhet me koalicionin paszgjedhor, a do të fillojnë edhe njëherë rinegociatat apo do të përfundoj e tëra kjo marrëveshje e arritur mes tri subjekteve politike LDK-AAK-NISMA?
Por, koalicioni paszgjedhor, mendon se Gjykata Kushtetuese do të duhej që të vendos ashtu që ta respektojë thelbin e demokracisë, vendimmarrjen e shumicës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat