A mund ta shpërndajë Kuvendin dhe ti shpall zgjedhjet Presidentja e vendit?

Zgjedhjet 2014

A mund ta shpërndajë Kuvendin dhe ti shpall zgjedhjet Presidentja e vendit?

Nga: Hava Orana Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:40

Burime të afërta me Presidencën bëjnë të ditur për “Bota sot” se Presidentja Atifete Jahjaga mund ta shpërndajë Kuvendin dhe të shpall zgjedhje të jashtëzakonshme.

Deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, institucionet më të mëdha në vend ngelin joaktive, pasi që kjo gjykatë ka marrë vendim për pezullimin e pozitës së kryetarit të Kuvendit. E me këtë me gjasë se do të bllokohet edhe krijimi i Qeverisë.
Por, se a do ta nxjerrë nga kriza institucionale dhe zhbllokimi institucional vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese? A do të detyrohet vendi të shkoj drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas atij vendimi? Sigurisht se Kosovën e pret një situatë e tillë, në qoftë se Kushtetuesja vendos që kryetari i Kuvendit t’i takoj grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet, që i bie PDK-së! Por, në rast se këtë vendim e sfidon koalicioni LDK-AAK-NISMA, atëherë sa herë do të mund të votohet dhe kur do të konsiderohej e dështuar përpjekja?

Roli i Presidentes

Në këtë ndërlikim të situatës, qarqe të caktuara të cilat e kanë honepsur një situatë të këtillë, ata kanë menduar edhe për alternativën. Çelësi thonë se gjendet tek kompetencat e Presidentes?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat