Kurti: Në shtator ose tetor mund të kemi zgjedhje të reja

Zgjedhjet 2014

Kurti: Në shtator ose tetor mund të kemi zgjedhje të reja

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:37

Lëvizja Vetëvendosje e përfshirë në biseda me bllokun opozitar LDK, AAK dhe Nisma, për të mos lejuar një Qeveri Thaçi 3, akoma nuk ka arritur marrëveshje. Por si duket, kjo lëvizje e cila është edhe forca e tretë politike në vend e ka në dorë vendimin për ta quar Kosovën ose jo drejt zgjedhjeve.
Kryetarit të kësaj lëvizje Albin Kurtit, po i duket pak që të ketë zgjedhje njëherë në katër vjet, në këtë vend që sipas tij po vlon nga problemet.
Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë, sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet”, ka thënë kurti për Radio Televizionin Shqiptar.
Ai gjatë kësaj bisede ka thënë po ashtu se vendi ka mundësi që të shkojë në zgjedhje në muajt shtator ose tetor.
Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë. Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK-në si partinë pushtet, si parti shtet me satelitët e saj, LDK-në, AAK-në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, ka shtuar Kurti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat