LDK,AAK e Nisma i kërkojnë PDK-së të mos tentojë rizaptimin e institucioneve

Zgjedhjet 2014

LDK,AAK e Nisma i kërkojnë PDK-së të mos tentojë rizaptimin e institucioneve

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:29

Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma, Mustafa, Haradinaj e Limaj, janë takuar sërish. Ata kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të respektojnë Kushtetutën e vendit. Isa Mustafa, që ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, pas pezullimit nga Kushtetuesja me një masë të përkohshme, ka thënën se askush nuk duhet të luajë me votat e shumicës së deputetëve.
Mustafa ka thënën se janë takuar që të diskutojnë për hapat e ardhshëm që do t’i marrë Qeveria e kryesuar nga Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, edhe i nominuari për kryeministër i bllokut të koalicionit paszgjedhor, Ramush Haradinaj, ka thënë se PDK-ja është e interesuar ta prolongojë sa më shumë konsolidimin e institucioneve të vendit. “Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë, duke respektuar vullnetin e me shumë se 80 deputetëve. PDK-ja të mos tentojë sërish t’i zaptojë institucionet, siç bëri në seancën konstituive”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërkohë Limaj ka thënën se PDK-ja mund të tentojë sa të dojë ta zgjasë procesin e konsolidimit të institucioneve, mirëpo, sipas tij, asnjëri nga partnerët e koalicionit nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me partinë e Thaçit. Sipas tij, koalicioni është stabil dhe do të vazhdojë agjendën e vet të ndërtimit të institucioneve, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat