Shala: Gjykata Kushtetuese ka presione të anoj nga partia që e ka kapur shtetin

Zgjedhjet 2014

Shala: Gjykata Kushtetuese ka presione të anoj nga partia që e ka kapur shtetin

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 24 korrik 2014 Në ora: 10:22

“Duke e marr për bazë që Kushtetuesja është duke i marr me një lëndë, subjekt i të cilit është nen shqyrtim, pezullimi si masë e parakohshme deri në vendimin përfundimtar është më se normal”, pohon Shala.

Ai për gazetën "Bota sot" thekson se, nuk është pajtuar me arsyetimin e partive politike, pasi përgatitjen e seancës konstituive e bënë Kryesia e vjetër, kurse posa të bëhet regjistrimi i deputetit, mandati i tij më nuk ndërlidhet me fatin e partisë.

“Ndërkohë, unë fare nuk u pajtova me arsyetimin e partive politike, grupeve parlamentare. Dihet që përgatitjen e seancës konstituive e bën Kryesia e vjetër, dhe në momentin e regjistrimit të deputetit, mandati i këtij të fundit nuk ndërlidhet më me fatin e partisë. Deputeti, në bazë të Ligjit për Deputet ka mandat nga populli dhe vetëm populli mund ta tërheq nga aty, apo gjykata me vendim të prerë në rastet kur imuniteti i deputetit nuk mund të jetë subjekt mbrojtje”, potencon ai.

Sipas Shalës, Gjykata Kushtetuese ka presion të hatashëm për të anuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila e ka kapur shtetin.

“Ka një ndjeshmëri, që Gjykata Kushtetuese ka presion të hatashëm për të anuar tek partia që e ka kapur shtetit. Secili individ duhet ta ketë të qartë se vullneti i popullit i takon subjektit të shumicës në Kuvend dhe Kushtetueseje duhet të reflektoj mbi këtë fakt”, thotë analisti politik, Krenar Shala.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat